Shkencëtari rus: Me siguri koronavirusi do të mbetet përgjithmonë me ne

“Situata me pandeminë e koronavirusit mund të stabilizohet vetëm pas disa vjetëve”, konsideron drejtori i Institutit për Parazitologji Medicinale dhe Sëmundjet Tropikale të universitetet rus “Sechin”, Alexandar Lukashev.

Shkencëtari rus: Me siguri koronavirusi do të mbetet përgjithmonë me ne

“Situata me pandeminë e koronavirusit mund të stabilizohet vetëm pas disa vjetëve, dhe ky virus do të mbetet përgjithmonë me ne, por jo si i rrezikshëm për shoqëri”, pretendon Lukashev.

Ai në një intervistë për radion “Ju flet Moska” ka vlerësuar se zhvillimi i koronavirusit të ri është sipas skenarit të SARS-it, e nuk është vepruar kur ishte e mundur të çrrënjoset plotësisht, dhe tani kjo është e pamundur.

“Me siguri ky virus do të mbetet me ne përgjithmonë”, ka theksuar Lukashev.

Sipas vlerësimit të tij, virusi do të mbetet te njerëzit, nuk do të dobësohet, por nuk do të jetë i rrezikshëm për shoqëri.

Lukashev supozon se së shpejti në Kinë do të fillojë vala e dytë e koronavirusit.

“Natyrisht ata do të dinë si të luftojnë, si ta ndalin virusin, por Kina edhe më tutje do të jetë mbi fuqinë e barotit”, pretendon Lukashev./Insajderi.com.