Shkëndija barazon ndaj Sileks

Shkëndija barazon ndaj Sileks

Në gjiron e tetë në Ligën e Parë maqedono – veriore, shkuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija ka barazuar ndaj Sileks-it, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Ecolog Arena”, të parët shënuan vendasit me Besart Ibrahimi në minutën e 25’ të takimit, ndërsa mysafirët barazuan rezultatin një minutë para përfundimit të pjesës së parë me Stefan Djuric. Me rezultat 1:1 u mbyll pjesa e parë, por edhe i gjithë takimi, edhe pse në pjesën e dytë, mysafirët  mbetën me 10 lojtarë, pasi Kostovski u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59’ të takimit. Edhe pse me një lojtar më shumë për 30’ minuta, ekipi tetovar nuk arriti të shënonte golin e fitores në takim.

Me këtë barazim, tetovarët gjenden në pozitën e parë në tabelë me 18 pikë pas tetë gjirosh, ndërsa e dyta ndodhet ekipi tjetër shqiptar Shkupi me dy pikë më pak.

Skuadrat tjera shqiptare që bëjnë pjesë në Ligën e Parë, Shkupi ka fituar 3:0 ndaj Borec, ndërsa Renova ka barazuar si mysafire te Belasica me rezultat 1:1. /Insajderi.com