Skuadra tetovare, Shkëndija ka barazuar 1:1 me Rabotniçkin, në kuadër të gjiros së 10 në Ligën e Parë maqedonase, njofton Insajderi.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Ecolog Arena”, Shkëndija ka shënuar e para në takim, me sulmuesin Besart Ibraimi në minutën e 16’ të takimit, gjersa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan rezultatin me Stankovski, i cili shënoi në minutën e 51’ të takimit.
Edhe pse deri në fund të ndeshjes tetovarët tentuan të shënonin golin e fitores, kjo gjë nuk u arrtit sepse mbrojtja mysafire u mbyll mjaft mirë duke mos lejuar hapësira në zonën e tyre.
Kështu me këtë barazim, Shkëndija shkon në kuotën e 22 pikëve dhe ndodhet në krye të tabelës, tani me pikë të barabarta me ekipin tjetër shqiptar, Shkupi, që këtë javë arriti të shënonte fitore minimale 1:0 kundër Sileks.
Ekipet tjera shqiptare në futbollin maqedonas, kanë barazuar. Renova ka luajtur baras 3:3 si mysafire e Vardarit në Shkup, ndërsa Struga ka luajtur 1:1 në transfertën e Manastirit, kundër Pelisterit. Renova ndodhet në vendin e 10 me tetë pikë, ndërsa Struga ndodhet në vendin e pestë me 15 pikë pas javës së 10. /Insajderi.com