
Nuk ishte vetëm një Shkëndijë shqiptare në derbin e sotëm kundër Vardarit, por një “rrufe” në qiell të hapur. Rivaliteti mes ekipit shqiptar të Tetovës dhe Vardarit është i jashtëzakonshëm, ndërsa këtë herë Shkëndija ka fituar në shifrat tenistike 1-6, njofton Insajderi.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mirchevski, ndërsa më pas kishin vetëm një detyrë: “Të numëronin golat e Shkëndijës”. Mes tyre realizoi edhe Rubin Hebaj, futbollisti që mbërriti në Maqedoninë e Veriut nga kategoria Superiore.
Një suksesi i jashtëzakonshëm ky për trajnerin Ernest Gjoka që po kryeson kampionatin me 53 pikë. Titulli i fituar dhe një derbi në shifrat 1-6. E çfarë mund të kërkonin më shumë te Shkëndija e Tetovës. /Insajderi.com