Shkëndija dhe Renova ndajnë pikët, Shkupi pëson disfatë në shtëpi ndërsa Struga barazon si mysafire

Shkëndija dhe Renova ndajnë pikët, Shkupi pëson disfatë në shtëpi ndërsa Struga barazon si mysafire

U luajtën ditën e sotme pesë sfidat e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, ku nuk munguan surprizat, ku epiket shqiptare tre prej tyre barazuan, ndërsa Shkupi u mposht në shtëpi, njofton Insajderi.

Shkëndija e Ernest Gjokës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në derbin shqiptar ndaj Renovës.

Ndërkohë Shkupi i vendit të dytë ka zhgënjyer totalisht duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Rabotniçki, duke i dhënë shansin ‘kuqezinjve’ të Shkëndijës që të thellojnë diferencën në shtatë pikë.

Në sfidën tjera, Struga barazoi në transfertë ndaj Vardarit me shifrat 1:1. /Insajderi.com