U luajtën ditën e sotme pesë sfidat e vlefshme për kampionatin maqedonas të futbollit, njofton Insajderi.
Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi nuk falën në shtëpi duke triumfuar respektivisht ndaj Pelisterit dhe Vardarit, ndërkohë që “derbi” tjetër, ai mes Strugës dhe Renovës, përfundoi në barazim 0-0.
Vlen të theksohet fakti se për ‘kuqezinjtë’ e Ernest Gjokës, golin e fitores e realizoi ish-futbollisti i Skënderbeut, Valmir Nafiu, ndërkohë që rrugën e rrjetës me Shkupin gjeti edhe ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe Kukësit, Reginaldo.
Për sa i përket dy sfidave të tjera, Sileksi mposhti Makedonijan 0-3 në transfertë, teksa Boreci mundi minimalisht 1-0 Belasicën.
Rezultatet:
Shkupi – Vardar 2:0
Shkëndjia – Pelister 1:0
Struga – Renova 0:0
Tabela:
- Shkëndija 50 pikë
- Shkupi 43 pikë
- Makedonija GP 38 pikë
- Struga 34 pikë
Renova ndodhet në vendin e 11-të në ligë me 24 pikë. /Insajderi.com