Shkëndija dhe Shkupi humbin, Renova dhe Struga fitojnë

Shkëndija dhe Shkupi humbin, Renova dhe Struga fitojnë

Gjatë ditës së mërkure është zhvilluar java e 18-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku ekipet shqiptare dy prej tyre kanë shënuar fitore, ndërsa dy prej tyre kanë humbur, njofton Insajderi.

Në derbin shqiptar të zhvilluar këtë javë, Shkupi ka pësuar humbje në shtëpi nga Struga me shifrat 2:1. Për Strugën shënuan Klisman Cake (55’) dhe Abdulhadi Jahja (82’), ndërsa barazuan përkohësisht shkupianët me Lamine Diack (68’).

Shkëndija ka pësuar humbje befasuese në shtëpi nga Pelisteri me rezultat minimal 1:0, ku mysafirët fituan një penallti diskutabile në kohën shtesë, të cilën e shndërroi në gol Manevski.

Renova në ndeshjen tjetër ka shënuar fitore si mysafire e Makedonija Gjorce Petrov me rezultat 3:2. Golat për Renovën i shënuan Suhejlj Muharem (39’), Remzi Selmani (71’) dhe Shefit Shefiti (87’). Ndërsa për nikoqirët shënuan Ermedin Adem (52’) dhe Fernandinho (70’).

Në ligë prin Shkëndija me 39 pikë, Shkupi ndodhet e dyta me 33 pikë, Struga e katërta me 28 pikë, ndërsa Renova ka 19 pikë në vendin e nëntë. /Insajderi.com