Shkëndija dhe Shkupi ndajnë pikët

Shkëndija dhe Shkupi ndajnë pikët

Gjatë ditës së diele, është zhvilluar java e 12-të në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku këtë javë dy ndeshje ishin mes ekipeve shqiptare, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, në stadiumin “Ecolog Arena”, Shkëndija dhe Shkupi kanë ndarë pikët duke luajtur me rezultat të barabartë 1:1. Të parët që kaluan në epërsi ishin nikoqirët me golin e shënuar nga Dashmir Elezi në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa miqtë barazuan rezultatin me Ilirid Ademi (52’).

Pas këtyre pikëve, Shkëndija ndodhet në krye të klasifikimit tabelar me 26 pikë, ndërsa Shkupi ndodhet në vendin e tretë me dy pikë më pak.

Këtë javë, ishte edhe një duel mes ekipeve shqiptare, ku Struga mposhti minimalisht Renovën 1:0, me golin e realizuar nga Klisman Cake (33’).

Pas kësaj fitore, Struga shkon në kuotën e 19 pikëve dhe ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Renova ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me vetëm tetë pikë. /Insajderi.com