Shkëndija dhe Shkupi shënojnë fitore, Renova humb ndërsa Struga barazon

Shkëndija dhe Shkupi shënojnë fitore, Renova humb ndërsa Struga barazon

Në javën e 19-të në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut, ekipet shqiptare kanë zhvilluar ndeshjet e tyre, favoritët si Shkupi dhe Shkëndija kanë shënuar fitore, ndërsa Struga ka barazuar si dhe Renova ka pësuar humbje në shtëpi, njofton Insajderi.

Shkëndija ka shënuar fitore me shifrat 2:1 në transfertën e Sileks, derisa golat për mysafirët u shënuan nga Draskovic (autogol) dhe Doriev.

Shkupi ka shënuar fitore si mysafire e Borec me shifrat minimale 1:0. Golin e vetëm për shkupianët e shënoi Cvetanovski (79’).

Struga ka barazuar në shtëpi me rezultat 1:1 me Makedonija GP, ndërsa Renova ka pësuar disfatë në shtëpi nga Belasica me shifrat 4:2.

Pas javës së 19-të, lider mbetet Shkëndija me 42 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 36 sosh.

Struga mbetet e katërta në ligë me 29 pikë, teksa Renova ndodhet në vendin e 10 me 19 pikë në tabelë. /Insajderi.com