Shkëndija dhe Struga fitojnë, Shkupi barazon ndërsa Renova humb

Shkëndija dhe Struga fitojnë, Shkupi barazon ndërsa Renova humb

Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 20 të Superligës së Maqedonisë së Veriut, ku kanë luajtur ekipet shqiptare, njofton Insajderi.

Shkëndija ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 2:1 ndaj Vardarit. Minuta tek skuadra tetovare kishte edhe për Rubin Hebaj i cili u aktivizua menjëherë sapo nisi pjesa e dytë dhe për Kamer Qakën i cili u aktivizua në minutën e 73-të.

Golat për tetovarët u shënuan nga Murati (15’) dhe Alimi (62’). Me këtë sukses Shkëndija renditet në vendin e parë në kuotën e 45 pikëve.

Shkupi ka barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Akademija Pandev, duke humbur kështu “trenin” e titullit kampion. Shkupianët renditen në vendin e dytë me 37 pikë.

Struga ka triumfuar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Belasicës me golat e Altiparmakovskit (26’) dhe Nijas Lena që shënoi nga penalltia (60’). Struga ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 32 pikë.

Renova është mposhtur në transfertë nga skuadra e Pelisterit me rezultatin 3-1, ndërsa ndodhet në vendin e 10 me 19 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com