
Dita e diele ka mbyllur javën e 17-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, teksa ekipet shqiptare Shkëndija dhe Struga kanë shënuar fitore ndaj Academy Pandev, respektivisht Rabotniçkit, njofton Insajderi.
Struga në shtëpi ka mposhtur Rabotniçkin me rezultat 2:1, me golat e Florent Osmanit (6’), teksa barazuan mysafirët me Durdevic nga pika e bardhë (21’). Fitoren nikoqirëve nga Struga ia siguroi Abdulhadi Jahja i cili realizoi tre minuta para mbylljes së takimit.
Ekipi nga Tetova, Shkëndija ka shënuar fitore me shifrat minimale 1:0 si mysafir i Academy Pandev. Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Dashmir Elezi në minutën 53-të.
Më këtë fitore, Shkëndija kryeson e vetme ligën me 39 pikë, Shkupi ndodhet e dyta me 33 pikë, Struga në vendin e katërt me 25 pikë, ndërsa Renova ndodhet në vendin e nëntë me 16 pikë. /Insajderi.com