Shkëndija eliminohet nga garat e Europa League

Shkëndija eliminohet nga garat e Europa League

Tetovarët, janë eliminuar në raundin e tretë të Europa League, nga skuadra angleze Tottenham Hotspur, njofton Insajderi.

Skuadra e Ernest Gjokës, ishte e pafuqishme përball super yjeve të Jose Mourinho. Anglezët kaluan në epërsi pas vetëm katër minutash lojë, me golin e argjentinasit, Erik Lamela. Me shifrat 0:1 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, tetovarët bënë përpjekje të barazonin rezultatin, dhe në minutën e 55’ të takimit, mundi u shpërblye, ku me një super gol jashtë 16 metërshit, me një goditje të fuqishme, Valmir Nafiu mposht Joe Hart, për shifrat 1:1.

Portugezi Mourinho, nuk mund të pajtohej me këtë rezultat, dhe menjëherë bëri zëvendësime, duke futurë në lojë sulmuesin anglez, Harry Kane dhe argjentinasin Lo Celso, zëvendësime këto që japin frytet e tyre.

Në minutën e 70’ të takimit, korano-jugori, Heung-Min Son, shënoi për epërsinë e dytë në takim për “gjelat”, ndërsa golin e sigurisë dhe të fundit e shënoi sulmuesi i rrezikshëm anglez, Kane, për shifrat përfundimtare, Shkëndija-Tottenham Hotspur 1:3. /Insajderi.com