Shkëndija fiton, kryeson e vetme në tabelë

Shkëndija fiton, kryeson e vetme në tabelë

Ditën e diele, skuadra nga Tetova, Shkëndija ka arritur të mposht skuadrën maqedonase, Akademy Pandev, në “Ecolog Arena”, njofton Insajderi.

Përsëri, vendimtar për skuadrën tetovare ishte sulmuesi Besart Ibraimi duke shënuar dy golat e fitores.

Në minutë e 38’ të takimit, Ibraimi shënoi për rezultatin e pjesës së parë 1:0. Në pjesën e dytë, Ibraimi shënoi nga penalltia (74’) për shifrat 2:0, ndërsa epërsinë miqtë e ngushtuan me Sashko Pandev në minutën e 79’ të takimit.

Takimi u mbyll me rezultat 2:1 për Shkendijën. Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 14 pikëve dhe kryeson e vetme renditjen tabelare.

Një pikë më pak se Shkëndija në tabelë, ka Shkupi, ku në derbin e ekipeve shqiptare në ligën maqedonase, ka arritur të shënoi fitore përballë Renovës me rezultat 4:3. /Insajderi.