Në mërkurën është zhvilluar java e 30-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, teksa ekipet shqiptare që militojnë në këtë ligë kanë zhvilluar ndeshjet e tyre, ku një prej tyre ka shënuar fitore, ndërsa tre të tjera kanë barazuar, njofton Insajderi.
Shkëndija që edhe matematikisht është shpallur kampion, ka fituar sfidën si mysafire e Rabotniçkit me shifrat 3:5, ndërsa Struga dhe Shkupi, në derbin shqiptar, kanë luajtur pa gola.
Renova ka barazuar me shifrat 1:1 si mysafire e Academy Pandev, teksa golin e barazimit për Renovën e shënoi Selmani në minutën e 48-të të ndeshjes.
Pas javës së 30-të, Shkëndija kryeson me 71 pikë, Shkupi ndodhet në vendin e dytë me 56 pikë, Struga ndodhet në pozitën e katër me 48 pikë, ndërsa Renova ndodhet në vendin e 10-të me 32 sosh, pozitë që dërgon në ndeshjet e barazhit. /Insajderi.com