Shkëndija humbë në ‘San Siro’ me rezultat tenistik

Shkëndija humbë në ‘San Siro’ me rezultat tenistik

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija, është deklasuar në ‘San Siro’ me rezultat 6 me 0, në ndeshjen e parë të fazës “play off” për Europa League.

Kështu, skuadra e Milanit ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të kësaj gare.

Milan e nisi mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 13’ me anë të Andre Silva, ndërsa deri në fund të pjesës së parë shënuan edhe dy herë të tjera me Montolivon dhe Silvas.

Vendësit vazhduan me paraqitje të mirë edhe në ndeshjen e dytë, ku shënuan po ashtu tre gola me anë të Borini, Antonelli dhe Montolivo.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës.

https://www.youtube.com/watch?v=Z3aJOhQFxv0