
Ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija nga Tetova, ka arritur të mposht ekipin rumun, Botosani, dhe të vazhdoj garat për Ligën e Evropës, njofton Insajderi.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Stadionul Municipal”, ekipi i trajnerit Ernest Gjoka, ka arritur të shënoi fitore me rezultat minimal përball rumunëve të Botosani-t.
Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi Besart Ibraimi në minutën e dytë të takimit.
Kështu me këtë fitore, Shkëndija kalon në rrethin e tretë kualifikues.
Në ndeshjet e rrethit të dytë për Ligën e Evropës, skuadrat tjera shqiptare, Renova është eliminuar nga Hajduk Split, ndërsa Teuta e Durrësit u eliminua nga skuadra spanjolle e Granadës. /Insajderi.com