Shkëndija nga Tetova ekipi më i suksesshëm në dekadën e fundit në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija nga Tetova ekipi më i suksesshëm në dekadën e fundit në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija tashmë vite me radhë është shndërruar në forcë udhëheqëse të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nuk kanë munguar edhe paraqitjet e suksesshme në Kupat e Europës ku mes tjerash në këtë periudhë tre herë rresht ka luajtur në fazën play-off të UEFA Europa League, njofton Insajderi.

Nga viti 2014 Shkëndija është pjesëmarrës i rregullt në eliminatoret e Kupave të Europës, ndërsa fakti që këtë e ka bërë me sukses sjell efektin e vet në aspekt të renditjes.

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve sipas rezultateve të shënuar në garat ndërkombëtare dhe Shkëndija rezulton klubi më i mirë nga Maqedonia e Veriut në 10-të vitet e fundit. Në mesin e 500 klubeve, Shkëndija renditet në vendin e 284, me një trend të ngjitjes së vazhdueshme pas çdo viti pasardhës.

Sipas rezultateve të shënuara në 10-të vitet e fundit në Kupat e Europës, klubi më i suksesshëm rezulton Real Madrid, ndërsa pasojnë Bayern Munchen, Barcelona, Atletico Madrid e Chelsea që kompletojnë top pesëshen. /Insajderi.com