
Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija është kualifikuar në “play-off” të Europa Ligës për herë të parë në histori të klubit.
Tetovarët kanë arritur që ndeshjen dytë me çekët e Mlada Boleslav ta përfundojnë me humbje minimale 0:1, dhe kësisoj ta ruajnë epërsinë nga ndeshja e parë 2:0.
Për të arritur deri këtu, skuadra tetovare ka mposhtur tre kundërshtar. Cracoëian, Neftchi Bakun dhe së fundmi çekët e Mladas.
Shkëndija tani duhet të presë kundërshtarin e ri të cilin do ta mësoj në shortin i cili do të hedhet nesër. /Insajderi.com