Shkëndija vs Tottenham – flet Jose Mourinho

Shkëndija vs Tottenham – flet Jose Mourinho

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur mbrëmë Botosanin e Rumanisë, duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Evropës dhe skuadra shqiptare në këtë raund do të përballet me gjigantin anglez, Tottenham Hotspurs.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është pyetur dhe ka komentuar këtë përballje të ekipit të tij, duke thënë se nuk ka informata për klubin e Shkëndijës.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën, por e di se na pret një periudhë e analizës. Në në një anë, është ndeshje e njëjtë me atë në Plovdiv. Do të jetë rrezik në Maqedoni, sepse në këtë fazë do të luhet vetëm një ndeshje dhe gjithëmonë ekziston rreziku. Të luash dy ndeshje e ke gjithmonë mundësinë e rikthimit të rezultatit”, tha Mourinho, transmeton Insajderi.

Takimi në mes të Shkëndijës dhe Tottenham, do të luhet më 24 shtator./Insajderi.com.