Shkodran Mustafi në janar pritet të transferohet te Barcelona

Shkodran Mustafi në janar pritet të transferohet te Barcelona

Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi pritet t’i bashkohet Barcelonës në janar, pasi menaxheri i tij Emre Ozturk dhe drejtuesit e gjigantit katalonas janë në bisedime për këtë çështje, njofton Insajderi.

Ozturk konfirmoi se ndodhet në Barcelonë për të biseduar për kalimin e mbrojtësit të Arsenalit në ‘Camp Nou’.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje si titullar nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta këtë sezon dhe duket i gatshëm për t’u larguar nga ‘Emirates’.

Për më tepër, marrëveshja e Mustafit me Arsenalin mbaron në fund të sezonit.

Mësohet se Mustafi e ka hedhur poshtë ofertën e Arsenalit për ta vazhduar marrëveshjen dhe mund t’i bashkohet Barcelonës së Ronald Koeman, e cila është në kërkim urgjent të përforcimeve në mbrojtje.

Derisa u supozua se Ozturk kishte udhëtuar drejt Katalonjës për të diskutuar të ardhmen e talentit të Rapid Vienna Yusuf Demir, ai ka konfirmuar se ndodhet për Mustafin, në fakt.

“Nuk jam në Barcelonë për Yusuf Demirin, por për Shkodran Mustafin e Arsenalit, të cilin e përfaqësojmë ne”, tha Ozturk për SPOX. /Insajderi.com