Shkodran Mustafi përfshihet në formacioni më të mirë të javës në Bundesligë

Shkodran Mustafi përfshihet në formacioni më të mirë të javës në Bundesligë

Shkodran Mustafi i cili u transferua nga anglezët e Arsenal te gjermanët e Schalke-s gjatë afatit kalimtar të muajit janar, ka zhvilluar dy sfida shumë të mira me klubin nga ‘Gelsenkirchen’, njofton Insajderi.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare duke parë që bëri një paraqitje pozitive ndaj Union Berlin si mysafir ku sfida përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa faqja e njohur “WhoScored.com” ka vlerësuar Mustafin duke e përfshirë në formacionin e javës në Bundesligë.

Përkrah mbrojtësit kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, janë emra si Alfonso Devis, Leroy Sane, David Alaba, Andre Silva dhe Poulsen.

Një vlerësim i madh ky për mbrojtësin 28 vjeçar ku për dy ndeshje në Bundesligë me fanellën e Schalke-s arriti të përfshihet në formacionin më të mirë të javës, për më tepër lojtari me notën më të lartë të vlerësuar nga formacioni i javës. /Insajderi.com