Shkoi te mjeku për kontrollë, u zgjua nga gjumi i bërë synet

Shkoi te mjeku për kontrollë, u zgjua nga gjumi i bërë synet

Një pacient në spitalin e Leicester në Britani të Madhe është zgjuar nga gjumi i bërë synet.

Në pamje të parë nuk duket ndonjë gjë e madhe, por pacienti kishte shkuar aty për cistoskopi apo kontroll të fshikëzës me kamerë.

Mjekët u arsyetuan se pacientët ishin ngatërruar pasi kishin të njëjtin emër.

Mirëpo, gafat po bëhen një gjë e zakonshme në spitalin e Leicester, pasi në të kaluarën kanë ndodhur edhe raste të tjera.

Gjatë vitit të kaluar, një fëmijë u largua nga spitali me një garzë të harruar brenda në hundë, pasi heqjes së mishit të huaj.

Po ashtu, në dy raste të ndara, pacientëve iu ishte vënë gabimisht një pajisje tjetër ajri në vend të oksigjenit.

Edhe një tjetër pacient ishte operuar për shkak të emrit të ngjashëm me një tjetër, ndërsa një tjetër pacient mori transplantim në anën e gabuar të legenit.

Spitali në vazhdimësi ka kërkuar falje për këto gabime, me premtimin se do të mësojnë nga ato.