Shkolla e mbeturinave: Aty ku fëmijët paguajnë orët e anglishtes me vetëdije ndaj ndotjes së ambientit

Shkolla e mbeturinave: Aty ku fëmijët paguajnë orët e anglishtes me vetëdije ndaj ndotjes së ambientit

Kimleng Sang punon si guidë për fotografi në Angkor Wat në Cambodia, mirëpo për shkak të pandemisë nuk ka punë dhe turistë.

Ai ka vendosur të kalojë kohën e lirë për të ju mësuar fëmijëve anglisht. Si formë pagese ai ua ka mundësuar atyre të paguajnë me materiale plastike, në mënyrë që përpos anglishtes ata të vetëdijësohen për ndotjen.

“Këtu në Cambodia, nëse njerëzit nuk e flasin gjuhën angleze është vështirë të gjejnë punë,” thotë Sang, i cili edhe vetë varet nga puna me turistë që vizitojnë tempujt e Angkor.

Fëmijët që mëson ai, zakonisht janë të shtresave të varfëra dhe nuk kanë para, mirëpo Kimleng nuk do që ligjëratat e tij të kalojnë pa u paguar.

Ai u ka kërkuar fëmijëve të mbledhin materiale plastike, kudo që i gjejnë dhe të i sjellin në shkollë, ku pastaj i mbledhin në thasë të mëdhenjë. Kështu ata bëhen vetë pjesë e procesit kundër ndotjes.

“75% e njerëzve janë fermerë në Cambodia, plastika është përhapur gjithkund, në fushat e pambukut dhe madje edhe oriz. Ajo që provoj të ua mësoj është që plastika është si një fantazmë apo monstrum,” thotë Sang i cili e ka quajtur këtë shkollë “Rubbish School” apo shkolla e mbeturinave.

Falë kontakteve të tij me turistë, Kimleng u ka mundësuar fëmijëve të mbajna klasa online me njerëz që e kanë anglishten gjuhë amtare./Insajderi.com