Shkolla Finlandeze në Kosovë që ofron mësimdhënie unike dhe me standarde të frymëzuara nga edukimi Finlandez që në radhë të parë ka nxënësin dhe edukimin e tij direkt, duke praktikuar forma sa më të personalizuara për nxënësit, dje startoj edhe me një program të ri tejet të avancuar dhe të veçanta.
Një mini qytet digjital në një nivel tejet të avancuar është krijuar brenda kampusit të shkollës Finlandeze. Ky qytet digjital ku në të bëjnë pjesë Qeveria, Banka dhe institucione të tjera shtetërorë të improvizuara do tu jepe mundësi nxënësve t’i ndërtojnë shkathtësitë e tyre deri në 150 profesione të ndryshme.
Falë këtij projekti nxënësit do të fitojnë shkathtësi të ndryshme si shkathtësi të shekullit 21, shkathtësi ndërmarrëse, shkathtësi të përgjithshme sociale dhe shoqërore.
Përveç që do të ushtrojnë profesion dhe do të praktikojnë këta nxënës do të marrin sugjerime automatike nga platforma e inteligjencës artificiale, se në cilën lami duhet të fokusohen.
Një praktikë e tillë kaq e avancuar nuk është ofruar ndonjëherë më parë në Kosovë e as në rajon, gjë që bënë dukshëm të qartë përkushtimin dhe fokusin e shkollës ndaj nxënësve të saj.