Shkollat në Angli do të ofrojnë edukim seksual për komunitetin LGBTQ +

Shkollat në Angli do të ofrojnë edukim seksual për komunitetin LGBTQ +

Gjatë javëve të ardhshme, studentët do të kthehen nëpër klasë dhe asgjë nuk do të jetë si më parë duke u bazuar në masat që do të merren për shkak të pandemisë.

Përpos kësaj, shkollat në Angli do të fillojnë të përfshijnë në kurrikulat e tyre, edukimin seksual për komunitetin LGBTQ +, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Në një op-ed të ditës së djeshme, Mo Wiltshire, drejtori i edukimit dhe rinisë së Stonewall, shkroi: “Është e vështirë të thuhet me fjalë se sa monumentale dhe e rëndësishme është kjo. Gjenerata të të rinjëve do të shkojnë në shkollë dhe jo vetëm që do të pranojnë komunitetin LGBTQ + dhe marrëdhëniet në mës të personave të gjinisë së njejtë por edhe të festojnë dhe të mbështesin problemet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

Sipas kurrikulës së re, fëmijët në shkolla fillore do të mësojnë për modele të ndryshme familjare, përderisa nxënësit e shkollave të mësme të ulëta do të mësojnë për orientimin seksual dhe identitetin gjinorë./Insajderi.com