Presidenti, Michel Aoun, ka thënë se 2750 tonë të amonium nitratit janë ruajtur në mënyrë jo të sigurt për gjashtë vjet.
Një shpërthim i madh në kryeqytetin e Lebanonit, në Bejrut, ka lënë të vdekur të paktën 135 persona dhe mbi 4000 të tjerë të lënduar, njofton Insajderi.
Dje, e martë, i gjithë qyteti është shkundur nga një shpërthim, që filloi me një zjarr në portin e qytetit.
Presidenti, Michel Aoun, ka thënë se 2750 tonë të amonium nitratit janë ruajtur në mënyrë jo të sigurt për gjashtë vjet.
Ai ka thirrur një mbledhje urgjente për sot, e mërkurë, dhe ka vendosur për dy javët e ardhshme gjendje të jashtëzakonshme.
Gjithashtu në Lebanon tri ditët e ardhshme janë shpallur ditë zije.
Aoun ka njoftuar se shteti do të lirojë menjëherë 66 milionë euro si fonde emergjente.
“Kjo çfarë ka ndodhur është një katastrofë e madhe”, ka thënë udhëheqësi i Kryqit të Kuq në Lebanon, George Kettani, shkruan BBC, njofton Insajderi.
“Ka viktima dhe shkatërrim gjithandej”.
Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se një hetim ka filluar menjëherë për të parë se çka saktësisht e shkaktoi shpërthimin.
Këshilli Suprem i Mbrojtjes ka njoftuar se ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë do të marrin dënimin maksimal./Insajderi.com