
Është rritur në 16 numri i personave që kanë humbur jetën pasi një furgon në lëvizje mbeti nën rrënoja nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Gilgit-Baltistan të Pakistanit, transmeton Insajderi.
Sipas mediave lokale, furgoni po udhëtonte nga Raëalpindi drejt rajonit Skardu dhe mbeti nën dheun i cili rrëshqiti në një rrugë malore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës komisari i Drejtorisë së policisë në Gilgit-Baltistan, Miraj Alam tha se me gjetjen edhe të 6 trupave të pajetë numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 16.
Ndërkohë thuhet se punimet e kërkim-shpëtimit në rajon kanë përfunduar.
Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet në rajonet malore dhe të thyera ndodhin shpeshherë pas shirave mosun në Pakistan. /Insajderi.com