Shkon në 600 mijë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

Shkon në 600 mijë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se numri i personave të prekur me virusin e ri vdekjeprurës me origjinë nga Kina ka kaluar shifrat e 600 mijë në të gjithë botën.

Sipas universitetit “Johns Hopkins” tashmë të vdekur nga koronavirusi në Europë janë mbi 20 mijë. Universiteti prej disa muajsh ka vijuar përditësimin e të dhënave të impaktit që koronavirusi ka pasur në të gjithë botën.

Rastet e të infektuarve arritën në 100 mijë më 6 mars, 200 mijë në 18 mars, 300 mijë më 21 mars dhe 400 mijë më 24 mars.

Vendet me më shumë persona të prekur nga ky virus janë SHBA me 104,865 të prekur, Italia me 86,498, Kina me 81,996, Spanja me 72,248 dhe Gjermania me 53,340.