Shkon në rreth pesë milionë numri i personave të infektuar me Coronavirus në kontinentin afrikan

Shkon në rreth pesë milionë numri i personave të infektuar me Coronavirus në kontinentin afrikan

Në Afrikë numri i rasteve me Coronavirusin e ri, shkoi mbi katër milionë e 800 mijë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit kur azhurnohen të dhënat e COVID-19 “Worldometers” njoftohet se numri i viktimave nga ky virus u rrit në 128.744.

Ndërsa numri i rasteve shkoi në 4.800.015 dhe numri i të shëruarve shkoi në 4.324.990.

Në kontinent numri më i madh i rasteve me COVID-19 u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe në Libi.

Ndërkohë, numri më i madh i viktimave nga ky virus u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.

Në Afrikë me një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorë deri më tani janë administruar 24,2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com