"Kontakti me Kosovën ka qenë, kam folur me federatën, me trajnerin ata kanë bërë gjithçka që të shkojë tek Kosova. Por, për mua është e qartë se unë do të vazhdojë rrugën me Zvicrën U-21. Çfarë ndodh më pas nuk e di. Kam tri mundësi zgjedhjeje dhe kjo është në të vërtetë një luks", ka thënë Hadergjonaj.
Florent Hadergjonaj është grumbulluar me përfaqësuesen zvicerane U-21 për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2017, mirëpo futbollisti nga Kosova dërgon sinjale të paqarta për mediet zvicerane.
“Kam tre mundësi zgjedhjeje dhe kjo është në të vërtetë një luks”, tregon 22-vjeçari për “Blick”.
Ai thotë se pavarësisht që momentalisht është i fokusuar tek Zvicra U-21, mund ta ndërrojë këtë përfaqësuese për Kosovën apo Shqipërinë.
Në një intervistë me të përditshmen zvicerane Blick, futbollisti i Ingolstadt-it në Bundesligë, shprehet i lumtur për interesimin e Kosovës dhe Shqipërisë për të. 22-vjeçari tregon se përfaqësuesja e Kosovës është duke bërë përpjekje të mëdha për ta “rrëmbyer” atë.
“Kontakti me Kosovën ka qenë, kam folur me federatën dhe me trajnerin, ata kanë provuar gjithçka. Por për mua është e qartë se unë do të vazhdojë rrugën me Zvicrën U-21. Çfarë do të ndodh më pas, nuk e di”, është shprehur Hadergjonaj.
Futbollisti me rrënjë familjare nga Deçani i Kosovës është duke kaluar një moment të vështirë tek skuadra e tij e re, Ingolstadt, në të cilën u transferua gjatë verës së këtij viti. Ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej transferimit prej 1.5 milionë eurosh nga Young Boys Bern.
“Nuk jam penduar për zgjedhjen. Këtu jam ambientuar mirë edhe për shkak të gjuhës. Sa i përket mungesës së minutave, nuk shqetësohem. E di çfarë mund të bëjë dhe po qëndrojë pozitiv. Mundësia ime do të vijë”, shprehet futbollisti i Zvicrës U-21.
Hadergjonaj është futbollist i akademisë së njohur të klubit zviceran, Young Boys Bern. /Insajderi.com