Shkrimtarja laureate e çmimit Nobel vizitohet nga diplomatët e huaj, për shkak se burra të maskuar tentuan të hyjnë në shtëpinë e saj me forcë

Shkrimtarja laureate e çmimit Nobel vizitohet nga diplomatët e huaj, për shkak se burra të maskuar tentuan të hyjnë në shtëpinë e saj me forcë

Diplomatë evropianë janë fotografuar në shtëpinë shkrimtares fituese të çmimit Nobel, pasi ajo ka thënë që burra të maskuar kanë tenuar të hyjnë në shtëpinë e saj në Belarus.

Svetlana Alexievich ka thirrur gazetarët në shtëpinë e saj të enjten, pas incidentit, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Svetlana është udhëheqëse e Co-ordination Council të opozitës në Belarus.

Shteti ka arrestuar disidentët pas protestave që përfshinë vendin pas zgjedhjeve të manipuluara.

Maria Kolesnikova, njëra nga tre gratë që bashkuan forcat për të sfiduar presidentin Alexander Lukashenko, është në arrest pasi u rezistoi tendencave të autoriteteve për ta përzënë nga Ukraina, këtë javë.

Të mërkurën dëshmitarët panë Maxim Znak, një avokat dhe anëtar i Co-ordination Council, tek e lidhnin burra të maskuar me uniforma, në kryeqytetin e Belarus, Minsk.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka ndarë në Twitter, një foto në shtëpinë e Svetlana në Minsk. “Ngacmimi, arresti dhe ekzili i sforcuar i opozitës janë dhunime të të drejtave të protestuesve paqësore”, ka thënë ajo. Jam e lumtur të ndaj këtë foto që u bë para një momenti në Minsk.”/Insajderi.com