Shkruan Goal.com: Messi pajtohet të kalojë në City për 700 milionë euro kontratë

Shkruan Goal.com: Messi pajtohet të kalojë në City për 700 milionë euro kontratë

Portali më i madh i futbollit në botë, Goal.com ka dhënë një lajm se Lionel Messi është pajtuar të nënshkruajë me Cityn në një kontratë që ka vlerën e 700 milionë eurove, njofton Insajderi.

Goal citon gazetën Daily Record që thotë se Messi është pajtuar për një kontratë pesë vjeçare.

Sipas kësaj kontaret Messi do të qëndrojë tri vjet në City, e më pas do të kalojë edhe dy të tjerë në ekipin simotër New York City FC, që është po ashtu klub i “Grupit Futbollistik City”./Insajderi.com