
Gjatë fundjavës, është zhvilluar java e 15-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut, ku ekipet shqiptare që bëjnë pjesë në këtë ligë, dy kanë shënuar fitore, ndërsa dy të tjera kanë barazuar, njofton Insajderi.
Të shtunën, Shkëndija ka mposhtur si mysafir ekipin e Borec me rezultat 2:0, me golat e Ibraimit dhe Doriev.
Gjatë të dielës, Renova ka barazuar duke luajtur pa gola me Sileks-in, ndërsa Struga në shtëpi ka luajtur 1:1 me Academy Pandev.
Në anën tjetër, Shkupi ka fituar si mysafir i Pelister-it, duke triumfuar 3:1, me tri golat e Dembo Darboe.
Pas javës së 15-të, lider i ligës vazhdon të jetë Shkëndija me 33 pikë, ndërsa Shkupi ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë.
Struga ndodhet në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Renova në vendin e nëntë me 15 pikë. /Insajderi.com