
ga liga NBA vjen një lajm që ka dridhur basketbollin botëror. LeBron James do të braktisë ekipin e tij Cleveland Cavaliers.
Basketbollisti më i mirë i gjeneratës aktuale dhe një prej më të mirëve të të gjitha kohëve, për herë të dytë në karrierë do të braktisë ekipin me të cilin ka fituar titullin e kampionit më 2016 dhe ka bërë që Clevelendi të jetë pjesë e ndritshme e historisë së ligës NBA.
Edhe më e pabesueshme është shifra e parave që ai e ka refuzuar për sezonin e ardhshëm në Cleveland.