Shoqata e Inovacionit Financiar

Shoqata e Inovacionit Financiar

SHIFK punon drejt standardeve më të larta të cilësisë së industrisë dhe mbrojtjes së konsumatorëve.

Për të punuar së bashku drejt unifikimit të standardeve të cilësisë së industrisë dhe për të ndërtuar një

dialog konstruktiv me ligjvënësin dhe autoritetet mbikëqyrëse, institucionet financiare jobankare të

Kosovës kanë themeluar Shoqatën e Inovacionit Financiar.

Meqenëse sektori i shërbimeve financiare jobankare po zhvillohet me shpejtësi në mbarë botën dhe po

u ofron konsumatorëve shërbime financiare të thjeshta dhe të përshtatshme, Shoqata së bashku me

anëtarët e saj po punon në ngritjen e standardeve të cilësisë së shërbimeve si dhe hartimin e një

strategjie afatmesme të zhvillimit të industrisë financiare jobankare.

Misioni i shoqatës është të sigurohet se sektori i financimit alternativ në Kosovë është i përgjegjshëm

dhe i besueshëm. Do të arrijmë të themelojmë një bashkëpunim afatgjatë me konsumatorët dhe

mbikëqyrësit e tregut – Bankën Qendrore të Kosovës dhe institucionet e tjera të monitorimit, duke

paraqitur beneficionet e shumta që sektori ka për të ofruar në zhvillimin e çdo individi dhe shoqërisë në

tërësi. Për shkak të zhvillimit të zgjidhjeve efikase që ofron teknologjia e informacionit, shërbimet

financiare të ofruara jashtë sektorit bankar janë më të disponueshme, më të përshtatshme dhe më të

lehta për t’u kuptuar.

Anëtarët e Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës kanë nënshkruar Standardin e Praktikës së Mirë

duke siguruar masa shtesë për mbrojtjen e konsumatorit. Standardi i Praktikës së Mirë është publikuar

në uebfaqet e Shoqatës dhe të anëtarëve të saj në mënyrë që çdo huamarrës dhe konsumator i

produkteve financiare jobankare të mund të verifikojë nëse një institucion financiar i caktuar i

përmbahet praktikave etike dhe të përgjegjshme të biznesit të përcaktuara nga Standardi.

Përveç kësaj, është krijuar edhe marka e konformitetit “Kredidhënës i përgjegjshëm”. Kjo do të lejojë

njohjen dhe identifikimin e atyre kredidhënësve dhe ofruesve të shërbimeve të tjera financiare që janë

bashkuar me Shoqatën dhe janë të angazhuar të punojnë në përputhje me parimet e përcaktuara nga

Standardi i Praktikës së Mirë. Anëtarët e SHIFK janë të ligjshëm dhe të licencuar nga institucioni

mbikëqyrës Banka Qendrore e Kosovës, prandaj anëtarësimi në SHIFK gjithashtu siguron dhe konfirmon

që anëtari është institucion ligjor dhe social.

“Kreditë jobankare si dhe shumë produkte të tjera financiare të nxitura nga teknologjia janë të reja për

konsumatorët. Meqë vetë industria është në fazën e saj fillestare të zhvillimit, është thelbësore të

pajtohemi për zbatimin e praktikave të përgjegjshme të biznesit të cilat do të mundësojnë të dyja:

mbrojtjen e konsumatorit dhe të lejojë industrinë të zhvillohet. Për më tepër, një tjetër detyrë

thelbësore e Shoqatës do të jetë të fillojë punën me ligjvënësin dhe autoritetet mbikëqyrëse në hartimin

e një strategjie afatmesme të zhvillimit të industrisë “, thotë Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit

Financiar, Venhar Hana.

Standardi i praktikës së mirë synon të sigurojë një nivel më të lartë mbrojtjeje dhe rregulla të qarta të

bashkëpunimit për klientët që kanë marrë një hua ose po planifikojnë të marrin një nga një anëtar i

Shoqatës. Standardi merret me pyetje të tilla si vlerësimi i aftësisë paguese të klientit, praktikat e

marketingut etik, procedura e shpejtë dhe e përshtatshme e shqyrtimit të ankesave dhe kthimi i borxhit.

Për të siguruar zbatimin e normave të përcaktuara në Standard, anëtarët e Shoqatës do të ofrojnë

trajnime për stafin e tyre.

Udhëheqësi i Shoqatës Venhar Hana inkurajon huadhënësit jo-bankarë që të bashkohen me Shoqatën

për të punuar së bashku për një zhvillim të balancuar të industrisë: “Ne e konsiderojmë Shoqatën si një

iniciativë vetë-rregullative për zhvillim të qëndrueshëm, implementim të inovacioneve dhe gjithashtu si

nxitje për përmirësimin e transparencës së përgjithshme jo vetëm për IFJB-të, por për të gjithë

industrinë financiare duke përfshirë edhe sektorin bankar në Kosovë”.

Shoqata e Inovacionit Financiar aktualisht bashkon 4 institucione financiare jobankare, që përfaqësojnë

tregun alternativ financiar të Kosovës. Misioni i Shoqatës është të zhvillojë praktika të besueshme, të

përgjegjshme sociale dhe të qëndrueshme të kredidhënies dhe ofrimit të shërbimeve të tjera financiare

të cilat vlerësohen pozitivisht nga konsumatorët dhe autoritetet mbikëqyrëse. Në të njëjtën kohë, do të

punojë për të promovuar mundësitë e ofruara nga zgjidhjet e teknologjisë financiare jobankare që

përfitojnë individët dhe shoqëria në tërësi.