Shorti i Ligës së Evropës: Manchester United me Inter-in, mund të ndeshen vetëm në finale (FOTO)

Shorti i Ligës së Evropës: Manchester United me Inter-in, mund të ndeshen vetëm në finale (FOTO)

Në Nyon të Zvicrës, sot është hedhur shorti edhe për Europa League. Sikurse shorti i Ligës së Kampionëve edhe në këtë garë do të kemi përballje mjaft interesante. Ekipet më të forta dhe që marrin vëmendjen më të madhe, janë Manchster United, Inter dhe Roma, raporton Insajderi.

United dhe Inter, nuk mund të ndeshen para finales, pra nëse këto dy ekipe do të arrijnë të shkojnë deri në finale, do të kemi një finale jashtëzakonisht interesante në mes tyre, ndërsa në rrugën për në finale, United mund të ndeshet me ekipin tjetër nga Italia, Roma’n.

Këto janë çiftet e shortuara sot:

Shakhtar Donetsk/Wolfsburg vs Basel/Frankfurt

Manchester United/LASK vs Copenhagen/Istanbul Basaksehir

Inter/Getafe vs Leverkusen/Rangers

Wolves/Olympiacos vs Roma/Sevilla

Ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani, në sistemin e turnamentit, ku do të garojnë 8 skuadrat që e arrijnë çerekfinalen. Ndeshjet do të luhen nga 10 deri me 21 gusht, kur zhvillohet finalja./Insajderi.com