Kombëtarja e Kosovës ende i" />

Shorti i play-offit për ‘Euro 2020’ ku bën pjesë Kosova – Gjithçka që duhet të dini

Shorti i play-offit për ‘Euro 2020’ ku bën pjesë Kosova – Gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Kosovës ende i ka gjasat për kualifikim në Kampionat Evropian, përkundër se nuk arriti të kualifikohej përmes fazës së grupeve.

Kosova grupin A të fazës kualifikuese e përfundoi në vendin e tretë, prapa Anglisë e Çekisë, shkruan Insporti.

 

Për Kosovën, shpresa mbetet në muajin mars kur do të zhvillohet edhe faza e “play-offit”.

Faza play-off do të përfshijë 16 skuadra që do të garojnë në katër ‘grupe’ për katër kombëtaret e fundit që do të kualifikohen në UEFA Euro 2020.

Për çka është shorti?

Për të përcaktuar se cili fitues i gjysmëfinales do të luajë si vendas në finalen e secilës ndeshje të play-offit.

Gjysmëfinalet e play-offit tashmë dihen pas fundit të ndeshjeve kualifikuese. Në secilin ‘grup’, ekipet që nuk janë kualifikuar direkt përmes fazës kualifikuese të grupeve do të rankohen nga 1 deri në 4 bazuar në renditjen në UEFA Nations League (Liga e Kombeve).

Gjysmëfinalet do të luhen si vijon:

a) Ekipi i renditur i pari luan në shtëpi ndaj ekipit të ranguar i 4-ti.
b) Ekipi i ranguar i dyti luan në shtëpi ndaj ekipit të renditur i 3-ti.

Kur është shorti?

Shorti i fazës së play-offit për Euro 2020 do të hidhet të premten, më 22 nëntor, në orën 12:00 (kohë lokale).

Kush merr pjesë?

Ekipet kombëtare që nuk kanë arritur të kualifikohen përmes fazës kualifikuese të grupeve, bazuar në paraqitjen e tyre në UEFA Nations League – kombëtaret që u renditën më së larti në secilën ligë.

‘Grupi’ D: Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bjellorusia

Kësisoj, Kosova do të ketë punë me Maqedoninë e Veriut në udhëtim, në ndeshjen e parë (gjysmëfinale).

Nëse triumfon në gjysmëfinale, Kosova në finale të play-offit do të ndeshej me fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi. Shorti paraprakisht do të caktojë se ku do të zhvillohet finalja, transmeton Insporti.

A është kjo diçka e re?

Kualifikimi për Euro 2020 është ndryshe krahasuar me edicionet e kaluara. Për shkak të formatit unik të finaleve, me ndeshjet që do të luhen në 12 qytete në 12 shtete të ndryshme të Evropës – për herë të parë që nga viti 1976 ndodh që mos të ketë një nikoqir (vend organizator) që kualifikohet automatikisht.

Rruga për kualifikim në Euro 2020 – e shpjeguar

20 prej kombëtareve kualifikohen përmes fazës së grupeve të kualifikimeve. Katër vendet e mbetura vendosen nga këto ndeshje në play-offit, duke krijuar kështu një ‘urë’ mes Evropianit dhe UEFA Nations League (Liga e Kombeve).

Si do të vendosen përballjet e play-offit?

Për dallim prej ndeshjeve tjera të play-offit, këtë radhë do të ketë vetëm nga një ndeshje.

Shorti i 22 nëntorit e përcakton se fituesi i cilës gjysmëfinale do të zhvillojë finalen në shtëpi. Ndërsa, fituesit e katër finaleve (të katër ‘grupeve’) do të kualifikohen në UEFA Euro 2020, përcjell Insporti

Kur do të luhen ndeshjet e play-offit?

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 mars 2020 (e enjte), ndërsa finalet pesë ditë më pas, më 31 mars 2020 (e martë).

Ndeshjet pritet që të zhvillohen në ora 20:45, por mund të ketë përjashtime.

Datat e ndeshjeve të play-offit, shortit të Evropianit dhe ndeshjeve të Evropianit:

Shorti për play-off: 22 nëntor
Shorti për Euro 2020: 30 nëntor
Ndeshjet gjysmëfinale të play-offit: 26 mars 2020
Ndeshjet finale të play-offit: 31 mars 2020
Short shtesë për Euro 2020 (nëse nevojitet): 1 prill 2020
Datat e Euro 2020: 12 qershor – 12 korrik 2020

Insporti raporton se në Ligën e Kombeve, në mesin e 55 kombëtareve pjesëmarrëse në katër liga me katër grupe secila, Kosova arriti të shënojë më shumë se gola se çdo kombëtare tjetër.

Në gjashtë ndeshje në Grupin 3 të Ligës D, Kosova realizoi 15 gola teksa pësoi vetëm 2. /Insporti.com/