Shou i Batatinës në cirkun e Agim Ademit

Shou i Batatinës në cirkun e Agim Ademit

Dje është mbajtur Kuvendi Zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili zgjati po thuajse tri orë. Në këtë Kuvend u votuan anëtarët e KE me 37 vota pro, përkundër tensioneve dhe pa kënaqësive të mëdha nga disa prej delegatëve.

Me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv:  Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Jovic, Vjollca Krasniqi, Ismajl Ajeti, Xhelal Broja, Mirsad Çollaku, Ilaz Mjaku, Naser Ajeti, Agim Nura dhe Flamur Bunjaku.

Aktorët kryesorë të këtij Kuvendi ishin delegati Tahir Batatina dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. Prezent ishin 55 delegatë nga 59 sa ka Kuvendi, të cilët përjetuan një shou koxha të mirë nga Batatina dhe Ademi, më shumë në Insporti.com.