Shpallet fajtor Harvey Weinstein

Shpallet fajtor Harvey Weinstein

Ish-producenti, Harvey Weinstein, titani i rrënuar i Hollivudit, i cili me abuzimin seksual të aktoreve të reja nxiti lëvizjen #MeToo, është sjell para drejtësisë në Gjykatën e Nju Jorkut e cila e ka shpallur fajtor.

Weinstein, është dënuar lidhur me akuza më të lehta të keqtrajtimit seksual, të cilat konsiderohen të shkallës së tretë, dhe vetëm për një sulm seksual që konsiderohet të jetë i shkallës së parë, raporton New York Times.

Por Weinstein, 67 vjeç, është liruar nga akuza më e rëndë ndaj tij – e sulmit seksual dhe përdhunimit të shkallës së parë.

Ai ende përballet me akuza në Gjykatën e Los Angeles për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave në vitin 2013.

Weinstein akuzohej për keqtrajtimin seksual të asistent-producentes Mimi Haleyi dhe për përdhunimin e Jessica Mann, aktores së Hollivudit. /Insajderi.com