
Xhudisti ynë 21 vjeçar, Shpati Zekaj, ka fituar medaljen e tij të parë në konkurrencën e seniorëve, njofton Insajderi.
Zekaj e fitoi medaljen e argjendtë, pasi arriti deri në finale të “European Judo Open” në Zagreb, ku u mposht nga ukrainasi Anton Savytskiy, në kategorinë deri në 100 kg.
Me këtë rezultat, ai mori 70 pikët e para në Ranglistën Botërore dhe Olimpike, si rezultati i parë i suksesshëm i tij në konkurrencën e seniorëve.
Ky është sukses i madh për Shpatin, duke pasur parasysh që ai nuk llogaritej favorit në këtë garë dhe në asnjë luftë nuk ka qenë bartës.
Deri në finale Shpati arriti duke i mposhtur xhudistët Matej Silvestr (Republika Çeke), Daniel Eich (Zvicër), Veg Zsombor (Hungari) dhe Marko Kumric (Kroaci).
Kjo është medalja e dytë e Kosovës në Zagreb, pas asaj të bronztës që u fitua nga Laura Fazliu. /Insajderi.com