
Granit Xhaka me skuadrën e tij, Arsenalin, e ka nisur mirë stinorin e ri të Premier Ligës angleze pasi e mposhti Leciester Cityn me rezultat 4-3.
Mesfushori me origjinë shqiptare asistoi në dy gola të Arsenalit. Për këtë paraqitje të Xhakës, i lumtur është shprehur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se i gëzohet paraqitjes së reprezentuesit të Zvicrës.
“Nuk jam tifoz i Arsenalit por i gëzuar për dy asistimet e Xhakës. Më mungoi Premier Liga”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Twitter. /Insajderi.com