Shpenzon 23 mijë euro për t’u bërë si David Beckham

Shpenzon 23 mijë euro për t’u bërë si David Beckham

Ka shpenzuar më shumë se 23 mijë euro për kirurgji estetike në mënyrë që t’i ngjante idhullit të tij, David Beckham.

Por rezultatet, të paktën për momentin, janë shumë larg objektivit! Jack Johnson, 19 vjeç, ka qenë i ftuar në emisionin “This Morning”, që transmetohet nga televizioni britanik ITV, shkruan Telesport.

I qeshur, ka rrëfyer fiksimin e tij për ish-kampionin e Manchester United, Real Madrid dhe Milan.

“Dua të behëm si ai”, ka deklaruar Johnson. “E di se jam larg rezultatit, por do t’ia dal. Kam bërë injeksione me Botox dhe kam fryrë buzët”, ka shpjeguar Jack. “Por rruga është akoma e gjatë”, ka shtuar ai.

“Kam ndryshuar disi pamjen, por nuk ka mjaftuar. Atëherë kam vendosur të provoj me kirurgjinë”, tregon tutje ai.

Një nga drejtuesit e emisionit, Holly Willoughby, i ka sugjeruar se “ndoshta duhet të punosh me veten dhe të fillosh ta duash veten”./Insajderi.com