‘Shpërblehet’ ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës

‘Shpërblehet’ ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës

Besart Berisha po kalon në formë të mirë pas rikthimit në A-League të Australisë.

Në ndeshjen e fundit, të 200-të në kontinentin e largët, ylli kosovar bëri paraqitje të shkëlqyer duke shënuar dy gola për ekipin e Western United.

Në fund, skuadra e Western Unitedit u mposht me rezultatin 3-4.

Sulmuesi 34-vjeçar është përfshirë në formacionin e javës në Australi, pasi këtë sezon ka shënuar 11 gola në 14 paraqitje.

Kujtojmë se Berisha ka bërë një paraqitje për Kombëtaren A të Kosovës, në mars të 2017-tës.