‘Shpërblehet’ ylli i Kombëtares së Kosovës në Zvicër [Foto]

‘Shpërblehet’ ylli i Kombëtares së Kosovës në Zvicër [Foto]

Një prej yjeve të Kombëtares së Kosovës është futur në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Në Superligën e Zvicrës, pjesë e 11-shes më të mirë është mesfushori i ‘Dardanëve’, Idriz Voca.

Voca, 22-vjeçar, ishte ndër më të mirët e Luzernit në fitoren 3:1 në shtëpi përballë Sionit.

Ai ishte titullar dhe luajti për 90 minuta në takimin e vlefshëm për xhiron e 11-të të Superligës zvicerane.

Luzerni pas 11 xhirosh renditet në pozitën e 5-të në kampionatin zviceran.

Te Luzerni aktivizohet edhe futbollisti tjetër i Kombëtares së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj. /Insporti.com/