
Majlinda Kelmendi do të fitojë 100 mijë euro nga shteti i Kosovës si shpërblim për sjelljen e medaljes së artë në Kosovë.
Sa u përket shpërblimeve për medalje olimpike, Kosova futet në mesin e gjashtë shteteve të botës që paguajnë më së shumti për sukses në LO “Rio 2016”.
Shteti i Kosovës jep 100 mijë euro për medaljen e artë, 60 mijë euro për të argjendtën dhe 40 mijë euro për medaljen e bronztë. Me këto shpërblime, Kosova lë prapa shtetet e mëdha dhe të fuqishme financiarisht si SHBA-ja, Gjermania e Franca. /Insajderi.com