Shpërndahet nga Policia protesta në Berlin që ishte kundër karantinës

Shpërndahet nga Policia protesta në Berlin që ishte kundër karantinës

Policia gjermane me forcë shpërndau protestën kundër bllokimit të shtetit pranë Parlamentit, pasi mijëra protestues kundërshtuan urdhrat e policisë për t’u shpërndarë, transmeton Insajderi.

Pothuajse 5.000 protestues, përfshirë ekstremistët e krahut të djathtë dhe aktivistët anti-vaksinues u mblodhën jashtë Portës së Brandenburgut, teksa ligjvënësit po diskutonin një legjislacion të ri për kufizime më të rrepta të koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Teksa protestuesit refuzuan të mbanin maska dhe të mbanin distancë të sigurtë, policia u tha udhëheqësve të protestës që t’i jepnin fund protestës në mënyrë paqësore dhe më vonë përdorën spërkatës dhe topa uji për të shpërndarë demonstruesit.

Disa protestues u vunë në pranga dhe u arrestuan pasi nuk pranuan të largoheshin nga zona. /Insajderi.com