Shpërthejnë protestat në Bejrut – qytetarët të zemëruar me qeverinë

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi për këtë rast të cilin e lajmëroi qeveri këtë javë.

Shpërthejnë protestat në Bejrut – qytetarët të zemëruar me qeverinë

Protestuesit janë përplasur me forcat libaneze të sigurisë, në demonstratën kundër qeverisë në Bejrut të enjten, njofton Insajderi.

Për të shpërndarë turmën që ishte grumbulluar afër parlamentit, janë hedhur edhe bombola gazi nga forcat e rendit.

Demonstruesit janë shprehur të zemëruar nga shpërthimi i të martës, për të cilin zyrtarët shtetërorë thanë se është shkaktuar nga 2750 tonë amonium – nitrati, të ruajtur në një depo afër portit detar në mënyrë të pasigurt që nga viti 2013.

Shumë në Lebanon thonë se neglizhenca e qeverisë çoi deri tek shpërthimi, që vrau së paku 137 persona dhe lëndoi 5000 të tjerë.

Eksplodimi ka shkatërruar një distrikt të tërë të kryeqytetit, me shtëpi e lokale afariste të rrëzuara përdhe.

Ka ende po ashtu, shumë njerëz që nuk dihet se ku janë.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se 16 persona janë arrestuar si pjesë e një hetimi për këtë rast të cilin e lajmëroi qeveri këtë javë.

Që nga katastrofa dy zyrtarë gjithashtu kanë dhënë dorëheqje.

Deputeti, Marëan Hamadeh, dhe ambasadori i Lebanonit në Jordani, Tracy Chamoun, kanë dhënë dorëheqje duke thënë se katastrofa ka treguar se ka nevojë për një ndryshim të lidershipit./Insajderi.com

Lebanese security forces at the protest

Protests in Beirut

Volunteers cleaning the streets of Beirut