“Shpërthen” Idrizi: Hera e katërt që ndëshkohemi në fund

“Shpërthen” Idrizi: Hera e katërt që ndëshkohemi në fund

Trepça 89 ishte shumë afër t’i rrëmbej pikët e plota në udhëtim tek Drita, por ishte Fortunato i cili në minutën e 93-të, barazoi rezultatin 1-1, derisa për mysafirët më parë kishte shënuar Arb Manaj.

Pas ndeshjes trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi e komentoi kështu takimin.

“Normal ndeshja ishte e vështirë ndaj Dritës, ekipi imë reagoi mjaftë mirë, por është hera e katërt që pësojmë gola në fund”, tha fillimisht Idrizi për SuperSport.

“Pavarësisht barazimit unë ndjehem i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve tanë në këtë takim, por mendoj që kemi lojtar me përvojë dhe gabimi në fund nuk është dashur të ndodh”, tha Idrizi.