Shpërthen vullkani në Kongo – autoritetet fillojnë planin e evakuimit të banorëve

Shpërthen vullkani në Kongo – autoritetet fillojnë planin e evakuimit të banorëve

Mijëra njerëz u larguan të shtunën nga shtëpitë e tyre në Republikën Demokratike të Kongos, pas shpërthimit të një vullkani, transmeton Insajderi.

Qeveria e Kongos ka deklaruar se ka nisur një plan evakuimi për banorët e qytetin lindor të Goma-s pas shpërthimit të vullkanit në Malin Nyiragongo.

Sipas BBC, mijëra banorë të prekur nga paniku po iknin nga vendi, ku shumica e tyre në këmbë.

“Turmat u panë me dyshekë dhe me sende të tjera, duke ikur drejt kufirit me Ruandën në lindje, madje edhe para njoftimit të qeverisë, që erdhi disa orë pasi filloi shpërthimi”, shkruan kjo media.

Autoritetet e Ruandës thanë se rreth tre mijë njerëz tashmë kishin kaluar zyrtarisht nga Goma.

Ata thanë se personat e kësaj zone do të vendoseshin në shkolla si dhe në vendet e adhurimit.

“Nuk ka pasur asnjë raport zyrtar të viktimave gjatë shpërthimit të fundit dhe është e paqartë se sa shtëpi janë dëmtuar”, ka thënë ministri i Komunikimeve të këtij shteti, Patrick Muyay.

Vullkani me vendndodhje 10 kilometra nga qyteti Goma, shpërtheu për herë të fundit në vitin 2002 duke lënë të vdekur 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë njerëz./Insajderi.com