Të paktën 20 persona kanë marrë lëndime këtë të shtune, dy prej tyre me lëndime serioze, pasi që një bombolë gazi ka shpërth" />

Shpërthim në Florida, 20 të plagosur

Shpërthim në Florida, 20 të plagosur

Të paktën 20 persona kanë marrë lëndime këtë të shtune, dy prej tyre me lëndime serioze, pasi që një bombolë gazi ka shpërthyer në një pjesë të një qendre tregtare në pjesën jugore të Floridas, në qytetin Plantation, thonë autoritetet.

 Zjarrfikësit ishin në kërkim të të lënduarve, por njerëzit besojnë se nuk ka më të tjerë që mund të jenë të lënduar, njofton Departamenti i Zjarrfikësve në Plantation, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

Shefi i këtij departamenti, Joel Gordon, tha se nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por më vonë u konfirmua se ishte nga bombola e gazit.

“Ne kemi kontrolluar linjat e gazit. Kishte një rrjedhje të gazit në momentin që ne arritëm aty, por nuk ishim të sigurt se a ishte krijuar ajo rrjedhje para apo pas shpërthimit” tha Gordon.

“Në këtë pikë, ne ende nuk e kemi konfirmuar se a erdhi shpërthimi nga gazi” tha Gordon, “Ne besojmë se ky është shkaku. Të paktën kështu duket”.

Pamje të shpërndara në rrjete sociale shfaqin zjarrfikësit tek sa arrijnë në qendrën tregtare, ku një pjesë e madhe e saj ishte shkatërruar.